Thirrje për Aplikim

Si pjesë e projektit, Platforma Ballkanike Rajonale për Pjesëmarrje të të Rinjve dhe Dialog, ALDA Skopje dhe 7 Local Democracy Agency-të nga Ballkani Përendimor janë duke e lancuar Iniciativën Lokale të Fondit për të Rinjtë.Këtë vit do të mbështetet sektori i kulturës.

***

Iniciativa Lokale e Fondit për të Rinjtë është duke ofruar një grant për iniciativa lokale rinore të zhvilluara nga të rinjtë me moshë nga 16 deri 35 vjeç, që jetojnë në një nga komunitetet lokale dhe që janë partner të Platformës: Prijedor, Mostar dhe Zavidovici (Bosnje dhe Hercegovinë); Suboticë dhe Knjazevac (Serbi); Niksic (Mal të Zi); Pejë (Kosovë) dhe Kavadarci dhe Centar (Maqedoni).

Të gjitha grupet/organizatat rinore formale dhe jo formale që operojnë në territor të këtyre 8 komunave janë të përzgjedhshme që të aplikojnë për iniciativën lokale rinore që do të kontribojë:

− Të përforcojë kapacitetet e rinisë (grupet jo formale dhe të rinjtë e Organizatave të Shoqërisë Civile) për qytetari aktive dhe pjesëmarrje në jetën e komuniteteve të tyre, dhe veçanërisht në procesët e bërjeve të politikave dhe vendim marrjeve;
− T’i rrisë përfshirjën e të rinjve me më pak mundësi në aktivitetet lokale duke promovuar pjesëmarrjën e të rinjve në kulturë;
− Ta rrisë fokusin e autoriteteve publike në komunitetet e targetuara në nevojat e të rinjve në proceset e bërjës së politikave dhe vendim marrjeve.

Grantet e kërkuara duhet të jenë së paku 500 EUR dhe më së shumti 2.000 EUR. Bugjeti total në disponueshmëri për këtë aksion është 2.000 EUR.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është: 11 qershor 2018 në ora 17:00.

Për më shumë informata dhe detaje, ju lutem konsultoni thirrjet përkatëse nga të gjitha LDA-të.

Platofrma BallkanikeRajonale për Pjesëmarrje të të Rinjve dhe Dialog është e koordinuar nga ALDA dhe 8 Local Democracy Agency-të nga 5 shtetet e Ballkanit në mënyrë që të përmirësohet pjesëmarrja e të rinjve në jetën lokale publike dhe të ndihmojë që të krijohet një ambient më shumë i favorshem për aktivizmin e të rinjve në komunitetet lokale në Ballkanin Përendimor.